Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës, arrestohet mësuesi 45-vjeçar në Korçë

Sipas informacioneve të policisë, mësuesi 45-vjeçar i ka ngacmuar nxënëset 14-vjeçare nëprmjet aplikacionit "WhatsApp", teksa nuk bëhen me dije detaje të tjera apo deklaratat e dy të miturave. Ndërkohë, celularët e palëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale për të verifikuar më tej rastin.

13 Nëntor 2024, 12:25 Nga ZH.LL
Ngacmoi seksualisht dy nxënëset e shkollës, arrestohet
Policia Korcë

KORÇË- Një rast i ngacmimit seksual është identifikuar në qytetin e Korçës. Një 45-vjeçar, B. D., me profesion mësues është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të moshës 14-vjeçare, nxënëse të shkollës ku ai ushtron profesionin e tij.

Sipas informacioneve të policisë, mësuesi 45-vjeçar i ka ngacmuar nxënëset 14-vjeçare nëprmjet aplikacionit "WhatsApp", teksa nuk bëhen me dije detaje të tjera apo deklaratat e dy të miturave. Ndërkohë, celularët e palëve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale për të verifikuar më tej rastin.

"Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve", njoftoi policia. 

 

korce ngacmim seksual arrestohet mesuesi dy 14 vjecaret

Sondazh

Poll