Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Laert Haxhiun, burgim i përjetshëm për autorin e Masakrës së Lushnjes

Mësohet se në seancën e sotme gjyqsore, avokati i Haxhiut ka kërkuar shpalljen të pafajshme të klientit të tij për mungesë provash. 

13 Nëntor 2024, 11:43 Nga I.A
Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për Laert Haxhiun, burgim i
Laert Haxhiu

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, i akuzuar si autori i Masakrës së Lushnjes. Mësohet se në seancën e sotme gjyqsore, avokati i Haxhiut ka kërkuar shpalljen të pafajshme të klientit të tij për mungesë provash. 

Haxhiu apeloi vendimin e shkallës së parë që vendosi burg përjetë në mungesë për 32-vjeçarin, i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe të Bujar Turkut. Dënimi ndaj tij u dha për vepra penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi Masakra e Lushnjes?

Më 11 shtator 2017, në një lokal në qytetin e Lushnjes, Laert Haxhia dhe Orges Bilbili hynë në lokalin ku ndodhej Zamir Latifi, Jurgen Hoxha, Xhulio Shkurti, për të ekzekutuar Shkurtin, pas dështimit të atentatit të vitit 2015. Shkurti ishte objektivi i kësaj masakre, i cili është nipi i Aldo Bares. Me automatik në krah ata hynë duke qëlluar dhe lanë të vdekur në vend dy të rinjtë, ndërsa Shkurti në këtë moment, ia doli që të shpëtonte pasi nuk ndodhej aty. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar.

laert haxhiu

Sondazh

Poll