Aktualitet

Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarët, njëri prej tyre emër i njohur për policinë Italiane

Mediat italiane raportojnë se fillimisht ishte ndaluar një shqiptar në Bolonja, pasi karabinierët ushtruan kontroll në shtëpinë e tij. Ndërsa mësohet se janë kapur në flagrancë edhe 2 shqiptarë të tjerë të moshës 32-vjeçare, të cilët po pastronin shtëpinë e bashkëpunëtorit të rrestuar.

13 Nëntor 2024, 10:17 Nga ZH.LL
Goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali/ Arrestohen
Foto ilustruese

ITALIA- Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Në kuadër të një operacioni mbrëmjen e së hënës kundër trafikut të drogës në Treviso të Italisë, janë ndaluar 3 shqiptarët.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht ishte ndaluar një shqiptar në Bolonja, pasi karabinierët ushtruan kontroll në shtëpinë e tij. Ndërsa mësohet se janë kapur në flagrancë edhe 2 shqiptarë të tjerë të moshës 32-vjeçare, të cilët po pastronin shtëpinë e bashkëpunëtorit të rrestuar.

Sipas autoriteve italiane, njëri prej dy të arrestuarve ishte me precedentë të mëparshëm, si i tillë, ishte i njohur për policinë italiane. Pas verifikimit të kontrolleve nga ana e policisë, 2 të arrestuarit u transferuan në burgun e Trevisos.

Gjatë ushtrimit të kontrollit të plotë, karabinierët gjetën dhe sekuestruan mbi 20 mijë euro cash, 350 gram kokainë e pastër, e fshehur brenda një makine të parakuar brenda shtëpisë.

 

arresto italia trafiku i droges treviso

Sondazh

Poll