Politike

"Ik vish bluzën!" Debat mes Vokshit dhe Koçit, socialisti: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën! Demokratja: Aq shumë e kini frikë!

Vokshi iu kthye duke thënë se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur. Ajo shtoi se sakrifikohet për të drejtat e pacientëve.

13 Nëntor 2024, 11:50 Nga M.B
"Ik vish bluzën!" Debat mes Vokshit dhe Koçit, socialisti:
Foto nga Komisioni

TIRANA- Vijon me debate që në nisje mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë teksa deputeti i mazhorancës Petro Koçi në fjalën e tij u shpreh se kryetarja e këtij komisioni Vokshi është e gatshme të 'sakrifikohet' për kreun e partisë Sali Berishën. Vokshi iu kthye duke thënë se socialistët e kanë frikë Berishën dhe nuk lënë rast pa e përmendur. Ajo shtoi se sakrifikohet për të drejtat e pacientëve.

Pjesë nga debati në Komision:

Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.

Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.

Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.

Koçi: Ik vish bluzën.

Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë.

komisioni hetimor per shendetesine

Sondazh

Poll