Politike

Komisioni për Çështjet Ligjore/ Replika mes anëtarëve! Metaliaj: Të kundështohej marrëveshja e emigrantëve në Gjadër! Bushka: Nuk ndërhyjmë te drejtësia!

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile dhe deputetja e PD-së Lindita Metaliaj patën përplasje të fortë kritikash me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka. Në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve, deputetja demokrate tha se Gjadri është kthyer në një burg të izoluar dhe se nuk u morën parasysh as gjykata e italiane e as ajo britanike.

13 Nëntor 2024, 11:25 Nga ZH.LL
Komisioni për Çështjet Ligjore/ Replika mes
Mbledhja e Komisionit

TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka mbajtur mbledhjen e radhës këtë të mërkurë, me në fokus diskutimin e buxhetit për vitin 2025. Mbledhja e sotme është shoqëruar me tensione dhe replika mes anëtarëve të komisionit, ndërkohë që gjatë mbledhjes u diskutua edhe për marrëveshjen e shumëpërfolur të emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile dhe deputetja e PD-së Lindita Metaliaj patën përplasje të fortë kritikash me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka. Në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve, deputetja demokrate tha se Gjadri është kthyer në një burg të izoluar dhe se nuk u morën parasysh as gjykata e italiane e as ajo britanike.

“Sot Lezha është shndërruar në kamp refugjatësh dhe jo vetëm kamp, burg sepse emigrantët mbahen të izoluar. Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihej në lartësinë e Gjykatës Britanike e cila e shfuqizoi vendimin. Duhet të ngrihet në lartësinë të gjykatave dhe më e pakta duhet të kërkonte një mendim të komisionit të Venecias dhe ta kundërshtonte”, tha deputetja Metaliaj.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Bushka iu përgjigj replikave të Papandile dhe Metaliaj, duke thënë se nuk kishte asnjë përgjigjie në lidhje me temën e emigrantëve dhe se nuk ndërhyjnë në çështjet e drejtësiseë.  Kjo pasi sipas saj, komisioni po zhvillohet për të diskutuar çështjen e buxhetit.

 

 

 

eugen papandile lindita metaliaj

Sondazh

Poll