13 Nëntor 2024, 11:12
Nga M.B
Komisioni
TIRANA- Ditën e sotme u paraqit raporti i Gjykatës Kushtetuese për buxhetin 2025 në Komisionin për Çështjet Ligjore. I pranishëm në mbledhje ishte sekretari i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile. Ky i fundit tha se buxheti plotëson kërkesat kryesore të prezantuara. Po ashtu Papandile ngriti edhe një shqetësim për mbingarkesën nga ankimimet, që detyron kërkesën për staf të shtuar të specializuar duke kërkuar fond shtesë. Ai shpjegoi se mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ka vendosur krijimin e Drejtorisë së kërkimeve, studimeve dhe botimeve me një përbërje prej 5 punonjësish.
Pjesë nga fjala e Eugen Papandiles në Komision:
Gjykata Kushtetuese ka nevojë për një pavarësi të plotë, jo vetëm në vendime juridike, por edhe në burime financiare, për të shmangur çdo ndikim të jashtëm nga pushtete të tjera. Duam të sjellim në vëmendje disa kërkesa që kanë të bëjnë me fondin e pagave dhe sigurimeve dhe me shpenzimet operative. Fondet e akorduara për 2025 tek shpenzimet e personelit, janë në shumën e 192 mln lekë. Referuar statistikave të 5 viteve të fundit, numri i çështjeve në gjykatën kushtetuese nga 50 në 2019, këtë vit parashikohet në 450 të tilla”, tha Papandile në fjalën e tij të prezantimit në dëgjesë...
Lehtëson punën studimore dhe kërkimore, pa ngarkuar gjyqtarët dhe këshilltarët duke qenë se edhe numri i ankimeve është rritur. Kërkesë për tna mundësuar ngritjen dhe funksionimin e kësaj drejtorie... Gjykata Kushtetuese në muajin Maj të 2024 është zgjedhur kryesuese e konferencës së Gjykatave Kushtetuese Europiane që përbëhet nga 40 të tilla. Gjatë këtij kryesimi në Shqipëri do të ketë organizime të ndryshme dhe për këtë shkak duhen fonde shtesë që nuk janë parashikuar nga ministria e financave. Kërkojmë shtesë në vlerën totale 14 mln e 957 mijë lekë.
komisioni i ligjeve
Politike
13 Nëntor 2024, 11:12
I.A
Komisioni
TIRANË- Komisioni hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in ka nisur ditën e sotme për të vijuar me dëshmin&eum...
Politike
13 Nëntor 2024, 10:45
M.B
Ian Borg dhe Igli Hasani
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në një takim k...
Politike
13 Nëntor 2024, 10:26
M.B
Mirlinda Karçanaj
TIRANA- Ka nisur rreth orës 09:00 mbledhja e Komisionit të Posaçëm “Për të koordinuar d...
Politike
13 Nëntor 2024, 10:30
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë ka mbërritur sërish ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit pë...
Politike
13 Nëntor 2024, 10:01
M.B
Edi Rama
AZERBAJXHAN- Dy ditë më parë në Baku të Azerbajxhanit u mbajt Samiti për Klimën ku morën pjesë l...
Politike
13 Nëntor 2024, 09:45
M.B
Albana Koçiu
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka deklaruar përmes një posti...
Politike
13 Nëntor 2024, 09:36
M.B
Komisioni
TIRANA- Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojn&e...
Politike
13 Nëntor 2024, 07:50
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ditën e sotme rreth orës 10:30 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimorit të Shëndet&e...
Politike
12 Nëntor 2024, 22:44
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka bër&eum...
Politike
12 Nëntor 2024, 22:04
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka folur ...