Politike

"Show që ta hidhni si limon i shtrydhur!" Vokshi drejtuar mazhorancës: E keni sjellë me pranga dy ditë Ilir Beqajn

okshi shtoi se maxhoranca po bën shfaqje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi “po hidhet si limon i shtrydhur”, sipas saj, për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit.

13 Nëntor 2024, 11:40 Nga M.B
"Show që ta hidhni si limon i shtrydhur!" Vokshi drejtuar
Albana Vokshi

TIRANA- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha në mbledhjen e sotme se mandati i Komisionit nuk do të përfundojë pa u marrë në pyetje kryeministri Edi Rama, biznesmenja Vilma Nushi dhe biznesmenët e tjerë. Vokshi shtoi se maxhoranca po bën shfaqje me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi “po hidhet si limon i shtrydhur”, sipas saj, për të kaluar koha dhe për të mos i dhënë mundësi Komisionit të marrë dëshminë e Ramës dhe Vilma Nushit.

“Detyra e vetme që e keni është të mbroni Ramën dhe Vilma Nushin. Keni sytë e Ramës dhe i vetmi qëllim i juaj është të mos dëshmojë Rama dhe Vilma Nushi. E keni sjellë me pranga 2 ditë Ilir Beqaj, dy ditë show që ta hidhni si limon i shtrydhur, vetëm për të kaluar koha për të mos pasur kohë dhe për të mos i dhënë mundësi komisionit që të marrë dëshminë e Ramës, Vilma Nushit dhe të tjerëve. Nuk mbyllet ky Komision pa marrë dëshminë e tyre”, tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll