Politike

"E keni tërësisht të paragjykuar!" Ndreca në Komisionin e Shëndetësisë drejtuar opozitës: Nuk keni ardhur për të hetuar, keni axhendën tuaj politike

Ai shtoi se akuzat politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. 

13 Nëntor 2024, 11:31 Nga M.B
"E keni tërësisht të paragjykuar!" Ndreca në
Foto nga Komisioni

TIRANA- Zv. kryetari i Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Plarent Ndreca, tha në mbledhjen e sotme se opozita nuk është aty për të hetuar, por për axhendën e vet politike. Ndreca tha se anëtarë opozitar aty e kanë të paragjykuar Komisionin në fjalë. Ai shtoi se akuzat politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. 

Pjesë nga fjala e Ndecës në Komsion:

Ju e keni tërësisht të paragjykuar këtë komision. Nuk keni ardhur për të hetuar por për axhendën tuaj politike. Në këtë pikë ku nuk kemi dalë në raport, 7 në 10 fjalë thoni hajdutëri. Nëse paska konkluzion ju paskeni ardhur kot. Përderisa ka folur gjykata. Pse e ngritëm? E ngritëm për të çuar para një agjendë politike të paracaktuar. E kam thënë nga dita e parë, nuk jemi këtu për të mbrojtur askënd dhe asgjë.

Akuza politike dhe baza partiake nuk kanë vend në parlament. Kemi harxhuar ditë orë dhe minuta për të ndërtuar proces. Konkluzionet i bën gjithsecili. Tentativa juaj për të bërë me turp deputetë është intimidim. Vetëm për të mos e parë me sytë e tyre por me sytë tuaj. Këto diskurse partiake ne nuk kemi bërë asnjë diskurs partiak.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll