13 Nëntor 2024, 10:01
Nga M.B
Edi Rama
AZERBAJXHAN- Dy ditë më parë në Baku të Azerbajxhanit u mbajt Samiti për Klimën ku morën pjesë liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë nga 200 vende të botës. Shqipëria u përfaqësua në këtë Samit nga kryeministri Edi Rama i cili sipas “The Guardian”, ka dalë jashtë skenarit, duke thënë se la pas “fjalimin e tij të përgatitur mirë”, pasi pa liderët e tjerë bënin deklaratat e tyre në ekranet e heshtura mbi kolltuqe të rehatshëm në një dhomë ngjitur në ambientet e Cop29 në Baku.
“Njerëzit atje hanë, pinë, takohen dhe fotografojnë së bashku, ndërsa imazhet e liderëve pa zë luhen vazhdimisht në sfond. Për mua, kjo më duket saktësisht si ajo që ndodh në botën reale çdo ditë. Jeta vazhdon, me zakonet e saj të vjetra dhe fjalimet tona, plot fjalë të mira për luftimin e ndryshimeve klimatike, nuk ndryshojnë asgjë”, tha Rama.
Media britanike shton se Rama vuri në dukje deklaratën e djeshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke theksuar se emetimet e karbonit u rritën midis mbledhjes së fundit të Cop dhe asaj që u mbajt këto dy ditë.
“Çfarë do të thotë për të ardhmen e botës nëse ndotësit më të mëdhenj vazhdojnë si zakonisht?”, pyeti Rama. “Çfarë do të bëjmë ne në këtë mbledhje, pa pushim, nëse nuk ka vullnet të përbashkët politik në horizont për të shkuar përtej fjalëve dhe për t’u bashkuar për veprime kuptimplota”, tha Rama.
edi rama
Politike
13 Nëntor 2024, 09:45
M.B
Albana Koçiu
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka deklaruar përmes një posti...
Politike
13 Nëntor 2024, 09:36
M.B
Komisioni
TIRANA- Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojn&e...
Politike
13 Nëntor 2024, 07:50
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Ditën e sotme rreth orës 10:30 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimorit të Shëndet&e...
Politike
12 Nëntor 2024, 22:44
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka bër&eum...
Politike
12 Nëntor 2024, 22:04
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka folur ...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:57
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka theksuar rën...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:52
N.F
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori është shprehur se në Shqipëri pensionet mesatare jan...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:35
N.F
Nancy VanHorn dhe anëtarët e KLGJ-së
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotm...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:30
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti Agron Shehaj tha se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk është viktimë...
Politike
12 Nëntor 2024, 21:13
r.ll
foto nga protestat e kaluara
TIRANË- Protesta e radhës e opozitës në kuadër të aksionin e saj për mosbindje civile,...