Aktualitet

Mbërriti me gomone në Angli/ Shqiptari kthehet në trafikant njerëzish, organizon edhe kalimin për të afërmin e tij (EMRA+FOTO)

Mediat e huaja bëjnë të ditur se i pari, është një britanik nga Birmigham, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002.

12 Nëntor 2024, 20:47 Nga E. D
Mbërriti me gomone në Angli/ Shqiptari kthehet në trafikant
te arrestuarit

MBRETËRIA E BASHKUAR- Tre persona që trafikonin njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, u shpallën fajtorë pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se i pari, është një britanik nga Birmigham, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002. Pistiwan Jameel, 54 vjeç, kishte kontakte me bandat e kontrabandës së njerëzve me bazë në Francë dhe ndërmjetësonte në gjetjen e klientëve.

Ndërsa një ndër klientët, ishte shqiptar Artan Halilaj, 39 vjeç. Gjithashtu oficerët e NCA-së, gjatë hetimeve, vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmingham më 1 shtator 2023. Sipas hetimeve, në këtë takim u bë një dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë ku Jameel shprehet: “Tre pasagjerët e mi janë të gjithë mirë për të shkuar, gjithçka në rregull”.

Siç raportohet Artan Halilaj në atë kohë jetonte në Southall pasi kishte mbërritur me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023. Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij përpunohej nga Home Office. Por autoritetet thonë se Halilaj po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator.

Ndërsa në celularin e tij, u gjet se ai kontaktonte me Jameel. Halilaj dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet. Jameel dhe Fiorentino u deklaruan fajtorë të dy, ndërsa Artani mohoi përfshirjen. Sot (e martë 12 nëntor 2024), ai u shpall fajtor pas një gjyqi njëjavor në Birmingham Crown Court. Po ashtu bëhet e ditur se dy shqiptarët dhe Pistiwan Jameel do të mësojnë dënimin e tyre ne tre dhjetor.

policia angleze pistiwan jameel artan halilaj fiorentino halilaj

Sondazh

Poll