Bota

Ushtria izraelite nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të gjatë në kufirin me Sirinë/ Publikohen pamjet satelitore

Gjithashtu fotot satelitore të publikuara nga mediat e huaja tregojnë zhvillimin e punimeve në territorin e Sirisë, konkretisht në kufirin me Lartësitë Golan, në pronësi të Izraelit.

12 Nëntor 2024, 17:58 Nga E. D
Ushtria izraelite nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të
pamjet satelitore

IZRAEL- Ushtria izraelite ka nisur nis ndërtimin e një muri mbi shtatë kilometra të gjatë në kufirin me Sirinë.  Gjithashtu fotot satelitore të publikuara nga mediat e huaja tregojnë zhvillimin e punimeve në territorin e Sirisë, konkretisht në kufirin me Lartësitë Golan, në pronësi të Izraelit.

Nga fotot duket se Izraeli ka vazhduar me ndërtimin e një piste 7.5 kilometra e cila fillon afërsisht 3 kilometra në jugperëndim të Majdal Shams. Paralelisht me krijimin e një rruge, forcat izraelite po ndërtojnë një mur me të njëjtën gjatësi në vend, duke ndjekur standardet e atij që kanë ndërtuar si në kufirin me enklavën palestineze në jug ashtu edhe në kufirin verior të vendi me Libanin.

Për të përshpejtuar procesin, Izraeli ka vendosur në Liban, përveç tankeve, një numër të madh ekskavatorësh të rëndë dhe betoniere. Një raport i OKB-së, konkretisht i forcës së vendosur në vijën blu dhe që ka në dispozicion agjencia amerikane, thotë se për ndërtimin e projekteve specifike, forcat e Izraelit kanë shkelur kufirin specifik tokësor që është vënë në efekt deri në vitin 2000. Megjithatë nuk ka asnjë koment deri më tani as nga zyra e Kryeministrit dhe as nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit për këtë çështje.

Ushtria izraelite nis ndërtimin e një muri mbi 7 kilometra të

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll