Bota

Medvedev: Evropa po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë pas fitores së Trump!

Medvedev, tani një zyrtar i lartë i sigurisë, shkroi në Telegram se politikanët evropianë synojnë ta shtyjnë konfliktin me Rusinë në një fazë të pakthyeshme ndërkohë që paralajmëroi se Kievi nuk duhet të lejohet të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda Rusisë. 

12 Nëntor 2024, 15:58 Nga N.F
Medvedev: Evropa po përpiqet të përshkallëzojë
Medvedev

RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev akuzoi sot liderët evropianë se po përpiqen të përshkallëzojnë në mënyrë të rrezikshme konfliktin në Ukrainë pas rizgjedhjes së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Medvedev, tani një zyrtar i lartë i sigurisë, shkroi në Telegram se politikanët evropianë synojnë ta shtyjnë konfliktin me Rusinë në një fazë të pakthyeshme ndërkohë që paralajmëroi se Kievi nuk duhet të lejohet të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda Rusisë. 

“Është e qartë se këto raketa nuk kanë potencial për të ndryshuar asgjë në mënyrë domethënëse gjatë operacioneve ushtarake”, tha ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer riafirmuan mbështetjen e tyre për Kievin gjatë bisedimeve në Paris dje, ndërsa ministri i jashtëm i Francës u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të mos paragjykojnë se si Trump do ta trajtojë konfliktin.

"Në përgjithësi, është e habitshme se deri në çfarë mase gjenerata aktuale e politikanëve evropianë dëshiron ta sjellë luftën në tokën e tyre," tha Medvedev.


Medvedev ka thënë në të kaluarën se një fitore e Trump ka të ngjarë të ishte një lajm i keq për Ukrainën. Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur sasinë e ndihmës perëndimore për Kievin dhe është zotuar t'i japë fund luftës shpejt, pa shpjeguar se si.

medvedev trump evrope

Sondazh

Poll