Bota

Macron: Evropa u vonua në marrjen e përgjegjësisë për sigurinë e saj

Presidenti francez tha gjithashtu se forcimi i sigurisë së Evropës duhet të bëhet përmes NATO-s, duke folur për një shtyllë evropiane të Aleancës Atlantike.

12 Nëntor 2024, 16:09 Nga DOSJA
Macron: Evropa u vonua në marrjen e përgjegjësisë për
Emmanuel Macron dhe Mark Rutte

PARIS- Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se kanë nevojë për një Ukrainë të fortë, një Evropë të fortë dhe një Aleancë të fortë Atlantike. 

"Ofrimi i ndihmës për Ukrainën mbetet një prioritet absolut. NATO dhe aleatët e saj duhet të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për Ukrainën ," theksoi Macron

Presidenti francez tha gjithashtu se forcimi i sigurisë së Evropës duhet të bëhet përmes NATO-s, duke folur për një shtyllë evropiane të Aleancës Atlantike.

"Evropa u vonua në marrjen e përgjegjësisë për sigurinë e saj," tha presidenti francez, duke shprehur kënaqësinë e tij për faktin se të gjitha vendet evropiane janë të gatshme të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

emmanuel macron mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll