Bota

Melania Trump refuzon të takohet me Jill Biden në Shtëpinë e Bardhë

Siç raportohet Melania Trump ka deklaruar se ka një agjendë të ngjeshur, por arsyeja e vërtetë thuhet se është kontrolli i FBI-së në shtëpinë e çiftit Trump.

12 Nëntor 2024, 15:33 Nga E. D
Melania Trump refuzon të takohet me Jill Biden në Shtëpinë e
Melania Trump

SHBA- Melania Trump ka refuzuar ftesën e Jill Biden që të takohen në Shtëpinë e Bardhë. Siç raportohet Melania Trump ka deklaruar se ka një agjendë të ngjeshur, por arsyeja e vërtetë thuhet se është kontrolli i FBI-së në shtëpinë e çiftit Trump.

“Ajo nuk do të shkojë. Burri i Jill Biden autorizoi FBI-në të spiunonte sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm. Jill Biden nuk është dikush që Melania duhet të takojë”, tha burimi.

Gjithashtu të mërkurën, presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur, Donald Trump. Kjo është arsyeja pse Jill Biden, si zakonisht, i bëri një ftesë Melania Trump për të pirë çaj, që është një traditë kur ndryshon qeveria e vendit.

Por mesa duket Melania Trump nuk e ka ndjekur traditën. Shpjegimi zyrtar i dhënë për refuzimin ishte se takimi me Jill Biden ishte në orarin kur Melania kishte promovimin e kujtimeve të saj.

melania trump

Sondazh

Poll