Bota

U shpall fajtor për 34 akuza gjykata shtyn vendimin për Trump/ Çfarë do të ndodhë me Presidentin e zgjedhur të SHBA?

Siç raportohet gjykatësi Juan Merchan u ka thënë avokatëve të Trump të martën se ai do ta shtynte vendimin për më 19 nëntor. 

12 Nëntor 2024, 16:58 Nga E. D
U shpall fajtor për 34 akuza gjykata shtyn vendimin për Trump/
Juan Merchan dhe Donald Trumpit

SHBA- Gjyqtari në çështjen ndaj Donald Trumpit në Manhattan të New Yorkut ka shtyrë marrjen e vendimit nëse do të anulojë dënimin e presidentit të sapozgjedhur, për arsye imuniteti presidencial. Siç raportohet gjykatësi Juan Merchan u ka thënë avokatëve të Trump të martën se ai do ta shtynte vendimin për më 19 nëntor. 

Gjithashtu shtyrja pasoi përpjekje të shumta të suksesshme për të vonuar çështjen e tij. Në fillim të këtij viti, ai u shpall fajtor për 34 akuza të falsifikimit të të dhënave të biznesit në një skemë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016-ës. Vendimi erdhi më 31 maj, pas më pak se 12 orësh diskutimesh të jurisë në gjyqin e parë penal të paprecedentë të një presidenti të SHBA-së.

Rezultati shënoi një goditje për Trump, atëherë kandidati i supozuar republikan presidencial. Prokurorët thanë se Trump regjistroi në mënyrë të rreme rimbursimet që i kishte bërë avokatit të atëhershëm Michael Cohen për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels, për heshtjen e saj lidhur me aferën që pretendonte se kishte pasur me Trump.

Zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, ka thënë se këto falsifikime janë bërë për të fshehur shkeljen e ligjit zgjedhor të shtetit të Nju Jorkut nga Trump. Trumpi parashihej të dënohej më 10 korrik. Mirëpo vendimi ishte shtyrë për në nëntor.

donald trumpit juan merchan

Sondazh

Poll