Politike

"Këtu nuk kemi ftuar avokat!" Komisioni i Shëndetësisë/ Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale! Vokshi: Jo nuk ju lejohet

Kjo kërkesë po refuzohet nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi.

12 Nëntor 2024, 13:32 Nga M.B
"Këtu nuk kemi ftuar avokat!" Komisioni i
Albana Vokshi

TIRANA- Mbledhja në Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqajt për të bërë deklaratën e tij shoqëruar me Power Point. Kjo kërkesë po refuzohet nga opozita dhe kryetarja Albana Vokshi. Nga ana tjetër, Beqaj nuk ka hequr dorë nga kjo kërkesë.

Pjesë nga komisioni:

Beqaj: Thashë dua të flas avokati.

Vokshi: Këtu nuk kemi ftuar avokat. Kemi ftuar shtetasin Ilir Beqaj. Avokati është për t’ju mbrojtur ju që të mos gaboheni.

Beqaj: Nuk tërhiqem, kemi bërë kërkesë proceduriale.

Vokshi: Jo nuk ju lejohet.

Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që ti paraqisi me fjalë, me fotografi me video. Ne vazhdojmë e sorollatim njëri tjetrin. Nëse ju nuk  keni frikë nga e vërteta. Të vazhdojmë siç e garanton kushtetuta. Do ju lexoj nenin 34 të rregullores.

ilir beqaj

Sondazh

Poll