Politike

"Kryetare është e disata herë që ofendon!" Klodiana Spahiu me tone të larta te "Shëndetësia": E kam me ty personalisht, a ka mundësi të mos ndërhysh

Kur Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka dhënë fjalën deputetes së PS-së Klodiana Spahiu, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Xhelal Mziu.

12 Nëntor 2024, 13:17 Nga M.B
"Kryetare është e disata herë që ofendon!"
Foto nga Komisioni

TIRANA- Pas ndërprerjeve të një pas njëshme vijon me tone të larta mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi të ndërpritet sërish. Kur Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i ka dhënë fjalën deputetes së PS-së Klodiana Spahiu, ka ndërhyrë deputeti i PD-së Xhelal Mziu. Ndërkohë, anëtarja e mazhorancës ka ngritur zërin dhe ka përplasur duart në tavolinë duke i kërkuar të mos ndërhyjë.

“Të lutem mos më ndërhy, po të lutem mos më ndërhy. Të lutem o zotëri a ka mundësi të mos ndërhysh. E kam me ty personalisht. A ka mundësi të mos ndërhysh. Kryetare është e disata herë që edhe ofendon dhe ndërhyn”, tha Spahiu.

komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll