Politike

Mesazh apo kujdes? Beqja heq ujin Selita të Kastratit dhe nxjerr nga çanta ujin e preferuar (VIDEO)

Ish-Ministri nuk ka preferuar që të marrë shishen e ujit Selita të Shefqet Kastratit që i ishte lënë në tavolinë, por në vend të saj ka nxjerr një shishe ujë tjetër nga çanta që kishte me vete. 

12 Nëntor 2024, 12:53 Nga I.A
Mesazh apo kujdes? Beqja heq ujin Selita të Kastratit dhe nxjerr nga
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka nisur dëshminë në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it ditën e sotme. Por teksa ka hyrë në sallën e mbledhjes një veprim i Beqajt ka bërë përshtypje. 

Ish-Ministri nuk ka preferuar që të marrë shishen e ujit Selita të Kastratit që i ishte lënë në tavolinë, por në vend të saj ka nxjerr një shishe ujë tjetër nga çanta që kishte me vete. 

Teksa po nxirte dhe dokumentet, Beqaj ka nxjerr nga çanta dhe dy shishe ujë Qafshtama, një për veten me avokatin e tij, Ermal Yzeiraj. Por nuk dihet nëse ky veprim është një mesazh që Beqaj ka tentuar ta japë në këtë mënyrë, apo një kujdes i tejshtuar për vetën e vetë, duke mos besuar as ujin që i ka servirur Kuvendi. 

ilir beqaj

Sondazh

Poll