Politike

Samiti Botëror për Klimën/ Kryeministri Rama ndan foto nga takimi me liderët botërorë: Foto familjare!

"Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën", shkruan Rama krah postimit të tij. 

12 Nëntor 2024, 12:21 Nga ZH.LL
Samiti Botëror për Klimën/ Kryeministri Rama ndan foto nga takimi
Edi Rama në samit

BAKU- Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit në kuadër të Samitit Botëror për Klimën. Rama ka ndarë sot me ndjekësit e tij momente nga takimi me liderët e tjerë botërorë, teksa ka publikuar në rrjetin e tij social "Facebook" disa foto nga samiti.

"Foto Familjare e COP29, Samiti Botëror për Klimën", shkruan Rama krah postimit të tij. 

Samiti Botëror për Klimën/ Kryeministri Rama ndan foto nga takimi

Liderë shtetesh, ministra dhe zyrtarë tjerë prej gati 200 shteteve të botës u mblodhën të hënën, në ditën e parë të samitit në Azerbajxhan, për t’i ndjekur punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Fokusi i konferencës për t'u diskutuar mes delegatëve është parandalimi i ngrohjes globale por edhe pasojat e saj vdekjeprurëse.

 

edi rama cop29 azerbajxhan baku

Sondazh

Poll