Politike

Ilir Beqaj kërkon të bëj parashtrime me Power Point, Albana Vokshi rrëzon kërkesën: S'je më i mirë se të tjerët

Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka rrëzuar kërkesën, duke theksuar se deklaratën vetëm mund ta lexojë.  

12 Nëntor 2024, 12:22 Nga I.A
Ilir Beqaj kërkon të bëj parashtrime me Power Point, Albana
Ilir beqaj

TIRANË- Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në nisje të dëshmisë së tij në Komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it, ka kërkuar që fjala e tij të ilustrohet me Power Point. Por kryetarja e komisionit Albana Vokshi i ka rrëzuar kërkesën, duke theksuar se deklaratën vetëm mund ta lexojë.  

Pjesë nga diskutimi:

Beqaj: Kur ju merrni leje gjykata mund t’ju japë edhe një kornizë, dua të di nëse gjykata ka një kornizë.

Vokshi: Kemi ndjekur të gjitha procedurat, gjykata kushtetuese ka përcaktuar që hetimi parlamentar s’ka asnjë mbivendosje mbi hetimin penal që mund t’i bëhet një dëshmitari.

Beqaj: Dëshmia ime dua të jetë i ilustruar me zë dhe figurë.

Vokshi: Për Power Pointet le t’i bëjë në gjykatë , jo këtu. Nuk është mbi ligjin Ilir Beqaj dhe më i mirë se të tjerët.

 

 

 

ilir beqaj albana vokshi

Sondazh

Poll