Sport

Besiktas-Maccabi Tel Aviv për Europa League, do të luhet me dyer të mbyllura në Hungari

E planifikuar për më 28 nëntor, takimi mes Besiktas dhe Maccabi Tel Aviv është zhvendosur në Debrecen të Hungarisë dhe do të luhet me dyer të mbyllura. Qeveria turke refuzoi organizimin e kësaj ndeshjeje.

12 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Besiktas-Maccabi Tel Aviv për Europa League, do të luhet me dyer

ZVICER - Hungaria do të presë ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv më 28 nëntor, fillimisht i planifikuar për në Stamboll, por që u transferua në Debrecen, njoftoi UEFA të hënën. “Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, me vendim të autoriteteve lokale hungareze ”, tha organi evropian.

Besiktas njoftoi javën e kaluar se ndeshja do të luhej “në një vend neutral” për arsye sigurie, pa u ditur destinacioni. Takimi mes dy klubeve u konsiderua me rrezik të lartë, pasi presidenti turk Erdogan ka shtuar sulmet verbale kundër liderëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Protestat e mëdha anti-izraelite, të inkurajuara nga qeveria turke, janë zhvilluar në të gjithë vendin për më shumë se një vit dhe Izraeli u kërkoi shtetasve dhe diplomatëve të tij në detyrë në tetor 2023, që të largoheshin nga Turqia, si masë sigurie.

Refuzimi turk për të pritur ndeshjen erdhi edhe para dhunës që rrethoi ndeshjen e Europa League midis Ajax dhe Maccabi Tel Aviv të enjten e kaluar në Amsterdam.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2024, 09:30

Mbappé në Paris... për Achraf Hakimi

FRANCE - Jo, Kylian Mbappé, i pa thirrur nga Didier Deschamps për dy ndeshjet kundër Izraelit (e enjte 14) dhe Italisë (e dielë 17)...