Sport

Zhgënjim për Messin!... Mungojnë edhe 3 tituj në karrierën e tij 20-vjeçare

Gjatë 20 viteve të tij si futbollist profesionist, Messi mori pjesë në 16 turne të ndryshëm midis Barcelonës, Paris Saint-Germain, Inter Miami dhe kombëtares së Argjentinës, dhe në 13 prej tyre ai u kurorëzua kampion të paktën një herë.

12 Nëntor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Zhgënjim për Messin!... Mungojnë edhe 3 tituj në

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit u eliminua çuditërisht nga play-off-i i MLS, pasi humbi 3-2 në shtëpi ndaj Atlanta United, në ndeshjen e tretë të raundit të 16-të.

Një disfatë e papritur, duke qenë se skuadra nga Florida ishte favorite e madhe për të fituar titullin, pas dominimit të sezonit të rregullt.

Për shkak të këtij rezultati negativ, ‘Pleshti’ nuk do të arrijë të ngrejë dot trofeun më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga tre troftë që nuk ka arritur të fitojë ende në karrierën e tij.

Gjatë 20 viteve të tij si futbollist profesionist, Messi mori pjesë në 16 turne të ndryshëm midis Barcelonës, Paris Saint-Germain, Inter Miami dhe kombëtares së Argjentinës, dhe në 13 prej tyre ai u kurorëzua kampion të paktën një herë.

Me Barcelonën (La Liga, Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës, Champions League, Superkupa e Evropës dhe Kupa e Botës për Klube) dhe ekipi kombëtar (Kupa e Botës, Copa América, Finalja e Madhe dhe Olimpiada) ai fitoi gjithçka, diçka që nuk mundi ta bëjë në Francë, ku humbi Kupën e Francës.

Në sezonin 2021/22 PSG u eliminua në 1/16 me penallti kundër Nices, ndërsa në sezonin 2022/23 u mund 2-1 nga Marseille në 1/16. Trofeu i dytë që numri ‘10’ nuk arriti ta ngrinte është Kupa e Kampionëve CONCACAF: Inter Miami u eliminua në çerekfinale nga Monterrey. E fundit, padyshim, është Kupa MLS. Ai do të jetë në gjendje të provojë përsëri pas disa muajsh.

Të gjithë titujt e fituar nga Messi në karrierën e tij:

BARCELONA
Champions League: 4 (2005/06; 2008/09; 2010/11; 2014/15)
La Liga: 10 (2004/05 · 2005/06; 2008/09 · 2009/10; 2010/12; 2010/12; 2014/15; 2017/18; 2018/19)
Kupa e Mbretit: 7 (2011/12; 2014/15; 2015/16; 2017/18; 2020/21).
Kupa e Botës për Klube: 3 (2009; 2011; 2015).
Superkupa evropiane: 3 (2009/10; 2011/12; 2015/16).
Superkupa e Spanjës: 8 (2005/06; 2006/07; 2009/10; 2010/11; 2011/12; 2013/14; 2016/17; 2018/19)

PSG
Ligue 1: 2 (2021/22; 2022/23).
Superkupa e Francës: 1 (2021/22).

INTER MIAMI                                                                                                                    Kupa e Ligave: 1 (2023)

ARGJENTINA
Kupa e Botës: 1 (2022)
Copa America: 2 (2021 dhe 2024).
Lojërat Olimpike: 1 (Pekin 2008).
Finalisima: 1 (2022).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll