Sport

Premier League, stuhi mbi arbitrin Coote për një video ku ai fyen rëndë Jurgen Klopp

Coote, i cili drejtoi ndeshjen e Liverpoolit kundër Aston Villa të shtunën, e quan Klopp një "gjerman të ndyrë dhe arrogant"

12 Nëntor 2024, 08:30 Nga DOSJA

Premier League, stuhi mbi arbitrin Coote për një video ku ai fyen

ANGLI - PGMOL, organi përgjegjës për arbitrimin e ndeshjeve të futbollit profesionist anglez, njoftoi pak më parë se kishte hapur një hetim "për videot që kanë qarkulluar në mediat sociale në orët e fundit". Në videot në fjalë, arbitri David Coote fyen rëndë ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp .

Videot duket se janë të disa viteve më parë. Coote, i cili drejtoi ndeshjen e Liverpoolit kundër Aston Villa të shtunën, e quan Klopp një "gjerman të ndyrë dhe arrogant". Mund të jetë filmuar, pasi Coote kishte arbitruar barazimin e diskutueshëm 1-1 të Liverpoolit kundër Burnleyt në 2020.

Në fund të ndeshjes, Andy Robertson u ankua shumë për drejtimin e Coote, që në fakt i referohet disa episodeve: "I kam dhënë një mësim të mirë, kur unë e arbitrova kundër Burnleyt gjatë bllokimit, Klopp më akuzoi se gënjeva, ai është një idiot."

Premier League, stuhi mbi arbitrin Coote për një video ku ai fyen

42-vjeçari arbitroi ndeshjen e tij të parë në Premier League në 2018 dhe ka marrë drejtimin e një numri ndeshjesh të dukshme, duke përfshirë fitoren 2-0 të Manchester United ndaj Newcastle në finalen e Kupës së Ligës në 2023.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll