Sport

De Rossin në ‘Hall of Fame’: "Kurrë më në Trigoria? Nuk e kam thënë kurrë këtë"

Ish-trajneri verdhekuq ka hyrë sot në Sallën e Famave të futbollit italian

12 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

De Rossin në ‘Hall of Fame’: "Kurrë më në

ITALI - "Unë kurrë nuk e kam thënë këtë." Kështu iu përgjigj Daniele De Rossi, ish- trajneri i Romës, atyre që e pyesnin për shprehjen: “Këtu nuk do të më shihni më kurrë”, të cilën, sipas disa rikonstruksioneve, e kishte thënë ditën e shkarkimit në Trigoria.

De Rossi dje u bë pjesë e ‘Hall of Fame’ të futbollit italian, një mirënjohje e cila iu dha gjatë ceremonisë së zhvilluar në qendrën teknike federale të Coverciano në Firence.

Në Trigoria, flamuri historik i verdhekuqve tha nga skena e Coverciano: "Unë jam në shtëpi, kam kaluar më shumë kohë atje, sesa në shtëpinë time. 

Në vendet ku njeriu ndihet si në shtëpinë e vet përherë kthehet prapa, edhe nëse nuk e shkoni atje çdo ditë për të ngrënë mëngjes. Ndërsa kthehem në Coverciano, do të kthehem edhe në Trigoria”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll