Sport

Kupa e Botës për Klube 2025, shorti do të hidhet më 5 dhjetor në Miami…

FIFA ka njoftuar se shorti për Kupën e Botës për Klube do të hidhet më 5 dhjetor në Miami. Botërori do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

11 Nëntor 2024, 18:05 Nga DOSJA
Kupa e Botës për Klube 2025, shorti do të hidhet më 5

ZVICER - FIFA nuk po heq dorë nga Kupa e Botës për Klube. Pavarësisht zërave të ngritur kundër këtij Botërori të ri, të planifikuar nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 në Shtetet e Bashkuara, organi drejtues i futbollit botëror njoftoi në një deklaratë për shtyp të lëshuar këtë të hënë, se shorti do të hidhet më 5 dhjetor në Miami.

Aktualisht njihen 31 pjesëmarrës (shih listën më poshtë). Bileta e fundit do t'i jepet fituesit të Copa Libertadores, finalja e të cilit zhvillohet më 30 nëntor mes Atlético Mineiro dhe Botafogo.

Klubet që marrin pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025, janë:

Al Ahly (EGY) - CAF Champions League 2020/21, 2022/23 dhe 2023/24
Wydad Casablanca (MAR) - CAF Champions League 2021/22
ES Tunis (TUN) - Renditja në CAF
Mamelodi Sundowns (AFS) – Renditja në CAF
Al Hilal (ARS) - 2021 AFC Champions League
Urawa Red Diamonds (JPN) - 2022 AFC Champions League
Al Ain (UAE) - AFC Champions League 2024
Ulsan HD FC (CDS) - Renditja në AFC
Chelsea (ANG) - UEFA Champions League 2020/21
Real Madrid (ESP) - UEFA Champions League 2021/22 dhe 2023/24
Manchester City (ENG) - UEFA Champions League 2022/23
Bayern Munich (GER) - UEFA Ranking
Paris Saint-Germain (FRA) - UEFA Ranking
Inter (ITA) - Renditja UEFA-s
FC Porto (POR) - Renditja UEFA-s
Benfica (POR) - Renditja UEFA-s
Borussia Dortmund (GER) - Renditja UEFA-s
Juventus (ITA) - Renditja UEFA-s
Atlético Madrid (ESP) - Renditja UEFA-s
FC Salzburg (AUT) - Renditja UEFA-s
Monterrey (MEX) - 2021 Concacaf Champions Cup
Seattle Sounders (SHBA) - 2022 Concacaf Champions Cup
Club León (MEX) - 2023 Concacaf Champions Cup
CF Pachuca (MEX) - Kupa e Kampionëve 2024
Auckland City (NZL) - Renditja OFC-s
Palmeiras (BRA) - Copa Libertadores 2021
Flamengo (BRA) - Copa Libertadores 2022
Fluminense (BRA) - Copa Libertadores 2022 (Renditja)
Boca Juniors (ARG) - CONMEBOL (Renditja)
Inter Miami (SHBA) - Klubi i vendit pritës
Atlético Mineiro ose Botafogo (BRA) - Copa Libertadores 2024

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll