11 Nëntor 2024, 22:42
Nga N.F
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha tha se shteti ka dështuar në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale të ndodhura në Shkodër. Hoxha deklaroi në “Top Story” se Dukagjini është kthyer tashmë në një Lazarat të vogël dhe policia e të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thepisur. Paratë e drogës shpjegoi gazetarja, sjellin përplasje mes grupeve kriminale dhe policia gjendet e pafuqishme përballë tyre. Hoxha përmendi edhe rastet e shumta të kërcënimit ose hedhjes së tritolit ndaj pronave të efektivëve.
“Shumë vrasje të ndodhura, në zbardhje shteti ka dështuar. Atentate mafioze duke nisur nga Bardhok Pllanaj, por sidomos ndaj sulmeve me tritol, kanosje. Ndaj njerëzve që mund të përfaqësojnë ligjin, policinë apo gjykatën, që kanë qenë këshilltarë apo anëtarë të tenderëve. Ndaj tre oficerëve policorë është vënë tritol. Në Dukagjin vitet e fundit është kthyer fuqishëm fenomeni i kanabisit. Dukagjini është kthyer në Lazart i vogël. Ku kultivohet drogë për shkak të zonës së thyer. Shpesh kanë tentuar të krehin Alpet me forca policore. Një nga sulmet që u qëllua në ajër. Dukagjini vazhdon të jetë problem dhe zona e zhvendosur e kultivimit të drogës.
Malet e Dukagjinit, sado të kontrollohen nga lart, kanë metoda mos të zbulohen nga ajri. Dukagjini konsiderohet ‘hotspot’ i kultivimit të drogës, kjo sjell që grupet përplasen me njëra tjetrën. Këto grupet kriminale në Shkodër i bëjnë të gjitha punët e pista, krijojnë aleanca dhe kur bëhet rezymeja, Shkodrën e rendisin në top list. Që në 2021 mban vendin e parë Shkodra me kriminalitet. Oficerit të krimeve iu vendos lëndë plasëse. Dhe një oficeri rrugor që i ngriti tabelën një makine të gabuar që transportonte drogë. Një punonjës bashkie i rrahur me bejsboll, shkoj në Shkodër thotë nuk mbaj mend asgjë,” tregoi gazetarja Anila Hoxha./ TCH
anila hoxha policia
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 22:28
N.F
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja, Anila Hoxha tregoi për herë të parë se është kontaktuar nga i shumëkërkuari Ibr...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 22:23
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetaja Klodiana Lala ka folur për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, për t&eum...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 22:03
N.F
Anija
GJADËR- Gjykata e Romës ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Sh...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 21:51
N.F
Anija
GJADËR- Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen edhe një herë drejt vendit tonë duke shkruar artikuj n&eum...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 21:46
N.F
Silard Allusha
VLORË- Silard Allushaj tregon, se në vitin 2019 kryen dy vepra penale në Vlorë, “drejtim automjeti në më...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 21:43
N.F
Memaliaj
MEMALIAJ- Mbrëmjen e së hënës një skandal në fshatin Gllavë në Memaliaj, ku firma e cila po ndërton r...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 21:27
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për procesin e zgjedhjes së drejtorëve të policisë në 12 qarqet e...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 20:59
Albano Rustemi
GJIROKASTËR- Një efektiv i policisë është arrestuar në Gjirokastër. Bëhet me dije se Albano Rus...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 19:42
N.F
Emigrantët
SHËNGJIN- Gjykata e Romës ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri duke e &cc...
Aktualitet
11 Nëntor 2024, 19:30
N.F
Foto ilustruese
MANÇESTER-Një fluturim i nisur nga Tirana drejt Mançesterit të dielën mbrëma ka qenë tragjik pë...