Aktualitet

EMRI/ Dyshohet për trafik droge dhe dekonspirim të aksioneve policore, AMP arreston efektivin në Gjirokastër

Bëhet me dije se Albano Rustemi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge. 

11 Nëntor 2024, 20:59 Nga DOSJA
EMRI/ Dyshohet për trafik droge dhe dekonspirim të aksioneve policore,
Albano Rustemi

GJIROKASTËR- Një efektiv i policisë është arrestuar në Gjirokastër. Bëhet me dije se Albano Rustemi akuzohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, si dhe është i dyshuar për trafik droge. 

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj punonjësit A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:
- dekonspirim të aksioneve të policisë;
- përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;
- dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;
- kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale. AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

albano rustemi

Sondazh

Poll