Politike

Gjykata e Romës vendosi rikthimin e 7 emigrantëve në Itali/ Reagon zv/kryeministri italian: Një tjetër dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve!

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar zv.kryeministri italian dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini. Ai e ka cilësuar vendimin si një dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve. Ai theksoi se Qeveria dhe Parlamenti kanë të drejtë të reagojnë për të mbrojtur qytetarët dhe do ta bëjnë këtë.

11 Nëntor 2024, 21:10 Nga N.F
Gjykata e Romës vendosi rikthimin e 7 emigrantëve në Itali/
Shëngjin

GJADËR- Gjykata e Romës ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka pezulluar qëndrimin e shtatë emigrantëve në Shqipëri duke e çuar çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Emigrantët egjiptianë dhe bangladeshas nuk do të qëndrojnë në qendrën e Gjadërit ndërsa pasi është marrë vendimi ata janë transportuar drejt Shëngjinit dhe më vonë do të udhëtojnë drejt Barit.

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar zv.kryeministri italian dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini. Ai e ka cilësuar vendimin si një dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve. Ai theksoi se Qeveria dhe Parlamenti kanë të drejtë të reagojnë për të mbrojtur qytetarët dhe do ta bëjnë këtë.


“Një tjetër dënim politik jo kundër qeverisë, por kundër italianëve dhe sigurisë së tyre. Qeveria dhe Parlamenti kanë të drejtë të reagojnë për të mbrojtur qytetarët dhe do ta bëjnë këtë. Po të mos më dënojë një gjykatës tjetër ndërkohë me gjashtë vjet burg për mbrojtjen e kufijve…”, shkruan Salvini në një postimi në rrjetet sociale.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha se disa italianë duan të imponojnë qeverinë. Emigrantët mbërritën me anijen "Libra" të marinës italiane mëngjesin e 8 nëntorit. Ndërkohë sot ata janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane. Edhe herën e parë 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi të vendosur në Gjadër u kthyen mbrapsht me një traget në Bari, pas vendimit të Gjykatës së Romës.Vendimi përcaktonte se ata duhet të kthehen të gjithë dhe menjëherë, pavarësisht se kërkesat e tyre për azil janë refuzuar nga komisionet territoriale. Vendimi bazohej në vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të 4 tetorit të kaluar. 

 

mareveshja e emigranteve matteo salvini kampi i gjadrit

Sondazh

Poll