Politike

Berisha: Favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme! Me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë

Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se sot denoncoi faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë. Ai shtoi se i quan ata terroristë sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën.

11 Nëntor 2024, 20:26 Nga N.F
Berisha: Favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajti fjalën e tij para mbështetësve të tij. Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se sot denoncoi faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë. Ai shtoi se i quan ata terroristë sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën.

Ndërkohë në lidhje me reagimin e KLP-së Berisha tha se Bogdani ka turpëruar dhe ka implikuar veten duke mbrojtur një kriminel të KLP-së. Ai theksoi se ajo nuk është njeri i ligjit por i krimit. Berisha tha se sulmet ndaj institucioneve i bëjnë ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët dhe në vend që ti falënderojne për denoncimin, lëshojnë deklarata të diktuara nga Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama.

Fjala e Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë sot denoncova faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë. Terroristë u them sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën, paçka se ekzekutimi publik është një akt makabër dhe përreth tij mund të vriteshin kushedi sa të tjerë, sepse tritolin e kishin vendosur nën shalën e biçikletës.


Zonjë, e ke kuptuar ti se çfarë ke bërë me deklaratën tënde të sotme? Ke turpëruar, ke implikuar veten se ke mbrojtur një kriminel të KLP-së. Ti nuk je njeri i ligjit, por je njeri i pilafit, je njeri i tarafit. Ti nuk je njeri i ligjit, ti je njeri i krimit. Shko pak merri dosjen e Lulzim Kullës. Shko e shihe se kush e urdhëroi anëtarin e KLP-së, dhe kërkon respekt. Turp të keni, po si mund t’u respektoj juve?


Prandaj fyerjet, poshtërimin, sulmet ndaj institucioneve i bëni ju që mbroni krimin dhe kriminelët dhe në vend që të falënderoni për denoncimin, lëshoni deklarata të diktuara nga Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama, nga Llum Dumani, etj. Çfarë je ti, KLP, që shkon si ushtare në komisionin Xhafaj, cilat janë lidhjet tua, thuaja shqiptarëve që të detyrojnë në komisionin e Geron Xhafës? Unë u them atyre që kanë votuar atë komunikatë, uniteti juaj është unitet në krim. Është unitet në mbrojtje të krimit. Është unitet në turpin e dheut. Ndaj dhe o mercenarë, mos mendoni se do mund të mbani në këmbë këtë regjim me vetëposhtërimin që i bëni vetes dhe institucionit që drejtoni.

berisha klp bogdani

Sondazh

Poll