Politike

"Drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit të Metës", Blushi: Për këtë shërbim ordiner politik, Rama do të shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!

Blushi shkruan se më 21 tetor 2024  Vilson Bala drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut me operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Metës.

11 Nëntor 2024, 20:42 Nga N.F
"Drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit të
Arrestimi i Metës

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi për mes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka zbardhur identitetin e një prej personave të përfshirë në arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta. Blushi shkruan se më 21 tetor 2024  Vilson Bala drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut me operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Metës.

Më tej ai shkruan se për këtë shërbim ordiner politik Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës. Ai më tej thekson se Bala nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër ndërsa shtoi se do ta kallëzojnë penalisht.

Postimi i Blushit:

Ky është VILSON BALA. Nga Shtoi i Shkodrës. Më 21 tetor 2024 drejtoi në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, operacionin kriminal të rrëmbimit banditesk të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për këtë shërbim ordiner politik (për të cilin nuk do të mbetet pa ndëshkimin më të ashpër) Edi Rama pritet ta shpërblejë Vilson Balën me detyrën e lartë të Drejtorit të Policisë së Tiranës!


Madje e ka renditur të parin në listë! Vilson Bala do të kallzohet penalisht. Siç u kishim premtuar shqiptarëve, zbardhja me emra dhe fytyrë e të gjithë bandës së terroristëve të maskuar vijon!

"Drejtoi operacionin kriminal të rrëmbimit të

arrestimi i ilir metes tedi blushi vilson bala edi rama

Sondazh

Poll