Sport

Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 13-të. Ja ai...

Kësaj radhe në 11-she e javës së 13-të është përfshirë edhe një futbollist i Tiranës

11 Nëntor 2024, 15:15 Nga DOSJA

Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i

TIRANE - Me përfundimin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, u mblodhën dhe përcaktuar formacionin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave.

Në portë qëndron Marco Alia (Skënderbeu), teksa qendërmbrojtja e javës është e përbërë nga: Marcelino Preka (Partizani), Bruno Lulaj (Elbasan). Në krahët e kësaj vije qëndrojnë Agan Mjaki (Laçi) dhe Blerim Kotobelli (Teuta).

Tre mesfushorët e kësaj jave janë përzgjedhur: Regi Lushkja (Egnatia), Arinaldo Rrapaj (Partizani) dhe Ledio Tresa (Laçi).

Reparti i sulmit është i përbërë nga Tedi Cara (Partizani) në të majtë dhe Kevin Dodaj (Vllaznia) në të djathtë, ndërsa Walid Jarmouni (Tirana), qëndron i vetëm në majën e sulmit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku Aleksandar Veselinoviç i Partizanit.

Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll