Sport

Muslera “sulmon” Jose Mourinhon: “Nëse nuk të pëlqen, mund të largohesh”...

Portieri i Galatasaray ka vënë në shënjestër trajnerin portugez, pas fitores ndaj Samsunsporit

11 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Muslera “sulmon” Jose Mourinhon: “Nëse nuk të

TURQI - José Mourinho nuk është kursyer në kritikat e tij ndaj futbollit turk, konkretisht arbitrave, pasi së fundmi ka bërë deklarata shpërthyese, pas fitores me diferencën më të vogël (3-2) ndaj Trabzonsporit, qëndrim që ka motivuar edhe reagimin e kundërshtarit.

Këtë të dielë, pas fitores 3-2 në shtëpi ndaj Samsunsporit, Fernando Muslera, portier dhe kapiten i Galatasarayt, u hodh kundër ‘Special One’.

"Më vjen keq të lexoj dhe dëgjoj atë që thonë disa njerëz nga ekipet e tjera. Disa fyejnë gjyqtarët dhe unë ndihem i sulmuar personalisht. Për herë të parë në 14 vjet ndjej nevojën të flas. Kam fituar 17 tituj këtu, si asnjë lojtar.

Nëse mendojmë për kontributin tim në futbollin turk, qëllimi im është të përmirësoj futbollin në këtë vend, nëse trajneri që ka ardhur këtu, po flet keq për futbollin turk, nuk i pëlqen, ai mund të largohet. Mendoj se dikush duhet të thotë diçka që ta bëjë futbollin turk të evoluojë,” tha ai për BeIN Sports.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll