Sport

Duket e kryer, Berat Gjimshiti humbet për të tretën herë radhazi Kombëtaren!

Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh.

11 Nëntor 2024, 11:20 Nga DOSJA
Duket e kryer, Berat Gjimshiti humbet për të tretën herë

ITALI - Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh, edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin pas një jave seancash.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll