Mesfushori holandez De Jong, ende nuk ka përfunduar një ndeshje me Barçën…
SPANJE - Hansi Flick njoftoi në prag të ndeshjes, se ai tashmë e pa Frenkie de Jong gati për të luajtur një ndesh...
I ftuar për t'iu përgjigjur pyetjeve të shikuesve të Téléfoot të dielën, Didier Deschamps iu kthye mungesës së Kylian Mbappé gjatë dy takimeve të ardhshme të Bluve në Nations League.

FRANCE - I ftuar për t'iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të skuadrës franceze në emisionin Téléfoot, këtë të dielë në TF1, Didier Deschamps në mënyrë të pashmangshme iu rikthye mungesës së Kylian Mbappé gjatë dy takimeve të Bluve në Nations League (kundër Izraelit këtë të enjte në Stade de France dhe kundër Italisë të dielën në Milano).
Një mungesë, e komentuar nga kampioni bask i vitit 1998, Bixente Lizarazu, i cili u përpoq të deshifronte vendimin e "DD": "E interpretoj, si sanksion për mungesën e mëparshme".
Trajneri i Bluve, Didier Deschamps, nga ana e tij, siguroi se shpresonte: “që Kylian të kthehet sa më shpejt në nivelin e tij më të mirë. Edhe ai me gjithçka që ka mundur të bëjë, mund të ketë periudha më të komplikuara.”
Kur u shpall lista e tij, Deschamps e kishte prekur tashmë temën, në një mënyrë që nuk duket në kundërshtim me hipotezën e Lizarazu: “Kam diskutuar me të dhe kam marrë këtë vendim për këtë mbledhje, sepse mendoj se është më mirë kështu. (...) Kylian donte të vinte. (...) Nuk janë vetëm problemet ekstrasportive ato që merren parasysh.”
Për më tepër, tifozët e Bluve që janë domosdoshmërisht nostalgjikë për Kupën e Botës 2018 do të donin të besonin në rikthimin e Paul Pogba gjatë Botërorit të ardhshëm.
“Kjo është gjithë e keqja që i uroj”, u përgjigj Deschamps, i cili nga ana tjetër nuk la me shpresë për rikthimin e Antoine Griezmann: “Jo. (...) Një falenderim i madh për gjithçka që bëri dhe gjithçka që mundi t'i sillte skuadrës së Francës. Është një vendim i pjekur, i menduar dhe i përkushtuar për të”.
"Même lui avec tout ce qu’il a pu faire, il peut avoir des périodes plus compliquées."
— Téléfoot (@telefoot_TF1) November 10, 2024
Le sélectionneur revient sur la forme actuelle de Kylian Mbappé (@BarniaudSeb) pic.twitter.com/LyqTxlxLKA
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Hansi Flick njoftoi në prag të ndeshjes, se ai tashmë e pa Frenkie de Jong gati për të luajtur një ndesh...
TIRANE - Me përfundimin e javës së 13-të të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare t&e...
SPANJE - Trajneri Hansi Flick pranoi se ai iu drejtua arbitrit Cuadra Fernández për t'i thënë atij se goli i Robert ...
ANGLI - Në Anfield mbrëmjen e kësaj të shtune, ishte koha për të festuar falë fitores 2-0 ndaj Aston Villas me Mohamed Sala...
FRANCE - Pas dy vitesh mungesë, pas dëmtimit të rëndë të tendinit të Akilit, mbrojtësi ndërkombëtar Pre...
PORTUGALI - Argjentinasi Ángel Di María shënoi një dopietë në 'klasiken' e futbollit portugez, të luajtur k&e...
ANGLI - Ne nuk flasim shumë për këtë, por fillimi i sezonit të Mohamed Salah është thjesht sensacional. Anësori i Live...
FRANCE - Siç njoftoi RTL, Emmanuel Macron do të marrë pjesë në ndeshjen e Nations League, mes Francës dhe Izraelit të enj...
FRANCE - Policia e Parisit ka njoftuar se 4000 oficerë dhe 1600 pjestarë, staf i stadiumit do të angazhohen për ndeshjen e futbollit Franc&e...
ITALI - Edhe Calhanoglu mund të bëjë gabime! Pas 19 penalltive radhazi të shënuara me fanellën e Interit (17 në...