Sport

Mungesë e madhe për ‘Tre Luanët”...

Fitorja ndaj Brighton (2-0), Liverpooli fitoi tre pikë, por humbi mbrojtësin e djathtë Alexander Arnold, i cili u dëmtua në minutën e 25-të.

11 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Mungesë e madhe për ‘Tre Luanët”...

ANGLI - Në Anfield mbrëmjen e kësaj të shtune, ishte koha për të festuar falë fitores 2-0 ndaj Aston Villas me Mohamed Salah duke asistuar dhe shënuar.

Në 5 pikë përpara Manchester City, trajneri Arne Slot është i gëzuar pas ndeshjes. Por mbrëmja mund të ishte më e mirë nëse nuk do të kishte një dëmtim në pjesën e parë. Në minutën e 25-të, Trent Alexander Arnold ia la vendin Conor Bradley. Një goditje e rëndë për të Reds. 

E pasigurt prania e tij në kombëtare…

Pas takimit, Arne Slot bëri një bilanc në një konferencë për shtyp. “Është e vështirë të thuhet se sa serioze është, por është gjithmonë serioze nëse një lojtar del jashtë në pjesën e pare”.

Do të duhet të kryhen ekzaminime për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit dhe kohëzgjatjen e mungesës së tij. Trajneri holandez dyshon për praninë e mbrojtësit të djathtë anglez në kombëtare për ndeshjet e Nations League ndaj Greqisë dhe Irlandës.

“Do të befasohesha nëse do ta shihnim atë të luante për kombëtaren e Anglisë këtë javë, por shpresoj që ai të mundet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll