Politike

"Nuk i njihnit por kishit udhëtime të përbashkëta me Beqajn dhe Rrjepajn"/ Rrapaj: Ishim në Universitetin e Prishtinës me profesorë italianë, ministria na dha makinën

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur biznesmenin për udhëtimet e përbashkëta me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministrin Klodjan Rjepaj. 

11 Nëntor 2024, 13:55 Nga r.ll
"Nuk i njihnit por kishit udhëtime të përbashkëta me
vokshi, rrapaj

TIRANË- Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon me dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë lidhur me Koncesionin e Sterilizimit. 

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi e ka pyetur biznesmenin për udhëtimet e përbashkëta me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministrin Klodjan Rjepaj. 

Ai tha se takimet ishin zyrtare, ndërsa për udhëtimin për në Prishtinë me makinën e ministrisë, Rrapaj tha se kjo makinë u vu në dispozicion të disa profesorëve italianë me të cilët ishte për një takim zyrtar me rektorin e Universitetit të Prishtinës.

Pjesë nga dëshmia: 

Vokshi: Udhëtimet të përbashkëta me shtetasin Klodjan Rjepaj dhe Ilir Beqaj dhe me shtetas të tjerë italianë? Kush ka qenë marrëdhënia sepse më parë thatë nuk e njihni.

Rrapaj: Po e nis nga e fundit.

Vokshi: Jo nise nga e para.

Rrapaj: Po ju e bëtë maratonë.

Vokshi: Se si e bëj unë pyetjen e di unë.

Avokati: Pyetjet të mos jenë sugjestionuese. Përndryshe e këshilloj klientin të mos përgjigjet.

Vokshi: Rezulton se janë në të njëjtat udhëtime së bashku.

Avokati: A kanë qenë apo jo. Dhe nëse po në cilat pika kanë hyrë dhe dalë. Kjo nuk është pyetje sugjestionuese.

Vokshi: Rezultojnë se kanë qenë bashkë në të njëjtën vend. Pse keni qenë bashkë? A keni qenë në disa udhëtime së bashku?

Ndreca: Edhe pyetjet edhe ligji për komisionin që pyetjet sugjestionuese. Mënyra si bëhet pyetja është orientuese, nëse i besojmë burimeve pubkike nuk kemi nevojë për dëshmitarin. Pyetja është a është kjo që ka dalë publike.

Vokshi: Po kjo ishte pyetja.

Ndreca: Jo nuk ishte kjo pyetja.

Vokshi: Keni udhëtuar disa herë bashkë, madje edhe makinën shtetërore të zv.ministrit, udhëtime jashtë vendit. Pse thatë që nuk i njihni?

Rrapaj: Ishin zyrtare. Universiteti i Peruxhias kërkoi takim me Universitetin e Kosovës. Nuk rezulton të jem i vetëm. Kam qenë në funksion të udhëtimeve zyrtare Rajoni i Umbrias është pjesë e këtij akordi kuadër, por edhe Universiteti i Peruxhas. Udhëtimi në Kosovës ka qenë i programuar për tu takuar me rektorin e universitetin e Prishtinës. Po i referohem makinës së zv.ministrit. Ministria e Shëndetësisë u tregua xhentile dhe na dha makinën për të shkuar në Kosovë. Pasi mbaruam punë në Tiranë, profesori italian iku në Prishtinë, Mendoni se ishim keq për një taksi apo një makinë private? Ishte një akt xhentilese nga ministria që i vuri në dispozicion profesorit një makinë. Në Prishtinë u bë një takim zyrtar.

Vokshi: Nuk ka foto, nuk ka një rekord të këtij takimi?

Rrapaj: Duhet të ketë.

ilir rrapaj ilir beqaj klodian rrjepaj komisioni i shendetesise

Sondazh

Poll