Politike

"Shëndetësia"/ Vokshi: Do njoftohet policia të sigurojë praninë e tre italianëve në Komision, refuzuan për herë të tretë paraqitjen

Ajo u shpreh se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar tre herë pjesëmarrjen e tyre në komision.

11 Nëntor 2024, 10:17 Nga r.ll
"Shëndetësia"/ Vokshi: Do njoftohet policia të
albana vokshi

TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi lajmëroi në mbledhje se 3 shtetasit italianë të thirrur për të dëshmuar kanë refuzuar të paraqiten dhe të japin dëshminë e tyre. 

Ajo u shpreh se Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli kanë refuzuar tre herë pjesëmarrjen e tyre në komision. Vokshi paralajmëroi se do të njoftohet policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin e Koncesionit të Sterilizimit ku i pranishëm sot është biznesmeni Ilir Rrapaj, fitues i këtij koncesioni. 

"Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me email për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar.

Janë jo vetëm aksionet në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lek me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese. Marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat. Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.", tha Vokshi. 

albana vokshi

Sondazh

Poll