Sport

Djemtë e Leo Messit, janë edhe kritizerët më të mëdhenj të yllit argjentinas...

10 Nëntor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Djemtë e Leo Messit, janë edhe kritizerët më të

SHBA - Lionel Messi është padyshim lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Në moshën 38-vjeçare ‘Pleshti’ ka fituar gjithçka në karrierën e tij. Kabineti i trofeve është plot deri në shpërthim e megjithatë, legjenda e FC Barcelonës, vazhdon të argëtohet në MLS me Inter Miami.

Dhe nuk është e lehtë të kritikosh dike, që ka ditur më shumë se kushdo ta ruajë aq mirë emrin e tij. Megjithatë, tre djemtë e kampionit të botës 2022 nuk mungojnë të analizojnë ndeshjet e babait të tyre. Kjo do të thotë, që ata janë edhe kritizerët më të mëdhenj, të cilët tregojnë se ku dhe në çfarë gabon tetë herë “Topi i Artë” kur është në fushë. 

“Më kritikojnë kur shohin ndeshjet”

Në një intervistë të gjatë dhënë gazetarit italian, Fabrizio Romano, Lionel Messi ka zbuluar prapaskenat kur kthehet në shtëpi. “Fëmijët e mi më japin këshilla, madje më kritikojnë kur shohin ndeshjet”, tha ‘Pleshti’.

Jo të gjithë mund ta kritikojnë kapitenin e Albiceleste. Por kur bëhet fjalë për fëmijët tij, ai duhet t’i dëgjojë dhe t’i zbatojë këshillat e tyre. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 10 Nëntor 2024, 12:30

Mbyllet sezoni për Leo Messin!...

SHBA - Lionel Messi tani fillon pushimet! Në të vërtetë, Inter Miami u eliminua në raundin e parë të play-offs të MLS ...