10 Nëntor 2024, 20:03
Nga r.ll
jake sullivan
SHBA- Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, të dielën.
Në një intervistë për emisionin "Face the Nation" të rrjetit CBS, zoti Sullivan tha se mesazhi kryesor i Presidentit Biden do të jetë angazhimi për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti Biden, sipas zotit Sullivan, gjithashtu do të bisedojë me Presidentin e zgjedhur Trump për zhvillimet e mundshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
Një temë kyçe ka të ngjarë të jetë lufta e Ukrainës me Rusinë, për të cilën Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i jap fund me shpejtësi, megjithëse nuk ka dhënë detaje.
“Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t'i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainë, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë," tha zoti Sullivan.
“Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij", tha zoti Sullivan.
“Presidenti Biden do të ketë mundësinë t'i shpjegojë zotit Trump sesi e vlerëson situatën dhe të marrë mendimin e zotit Trump si do t’i trajtojë ai këto çështje kur të marrë drejtimin e vendit”, tha këshilltari Sullivan.
Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike që kur Rusia filloi sulmin në shkurt të vitit 2022. Presidenti i zgjedhur Trump i ka kritikuar vazhdimisht këto ndihma. Ai këmbënguli vitin e kaluar se Presidenti Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur asnjëherë sulmin ndaj Ukrainës nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukrainës mund t'i duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e refuzojnë dhe Presidenti Biden nuk e ka sugjeruar kurrë.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, gjithashtu tha se është Hamasi, jo Izraeli, ai që po pengon arritjen e një armëpushimi në Gazë. Zoti Sullivan, tha gjatë intervistës në programin “Face the Nation” të rrjetit CBS, se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë lejimin nga Izraeli të dërgimit e ndihmave humanitare në Gazë. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i dërguan muajin e kaluar Izraelit një letër ku i kërkohej lejimi i hyrjes në Gazë i një numri të caktuar kamionësh me ndihma./VOA
joe biden donald trump shtepia e bardhe lufta ne ukraine
Bota
10 Nëntor 2024, 18:52
r.ll
oscar sanchez gil
SPANJË- Kreu i Njësisë për Krimet Ekonomike dhe Fiskale të policisë së Madridit në Spanj&eum...
Bota
10 Nëntor 2024, 18:14
r.ll
foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në B...
Bota
10 Nëntor 2024, 17:16
r.ll
foto ilustruese
LETONI- Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të larguar nga vendi i tyre janë vendosur në shtetet balt...
Bota
10 Nëntor 2024, 17:04
r.ll
jay claton
SHBA- Jay Clayton, i cili shërbeu si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim gjatë administratës s&e...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Bitcoin ka kaluar për herë të parë kufirin e 80,000 dollarëve pas zgjedhjes së Donald Trump president t...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:53
ZH.LL
Protesta
AMSTERDAM- Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:39
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump do të jetë një nga dy presidentët e vetëm që do të shërbejë dy mandate jo t&eu...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:03
ZH.LL
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-s&eum...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:52
ZH.LL
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
LONDËR- Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg në Londër, ku ka mbetur i vdekur një person e...