10 Nëntor 2024, 18:14
Nga r.ll
foto ilustruese
AZERBAJXHAN- Takimi i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ do të fillojë të hënën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek shitja e lëndëve djegëse fosile.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Herny Ridgewell, gjatë 12 ditëve të takimit, udhëheqës botërorë dhe mijëra pjesëmarrës do të përpiqen të negociojnë mënyrat për të ulur sasinë e çliruar të gazeve që shkaktojnë efektin serrë, mes paralajmërimeve se përpjekjet për të kufizuar ngrohjen globale janë shumë larg arritjes së objektivit.
Viti 2024 ka të ngjarë të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë me temperatura që kanë tejkaluar një prag të rëndësishëm të ngrohjes: objektivin që të mos lejohet rritje përtej 1.5 gradë Celcius për 20 apo 30-vjet, i pranuar ndërkombëtarisht për të kufizuar ngrohjen globale.
“Ky është viti i parë që tejkaloi pragun e rëndësishëm prej 1,5°C”, thotë Carlo Bountempo nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus.
Kufizimi i rritjes së temperaturave në nivelin nën 1.5 gradë Celsius ishte synim kryesor i Marrëveshjes së Parisit mbi mjedisin të vitit 2015.
“Tejkalimi i këtij kufiri, mund të shkaktojë ndryshime klimatike që mund të jenë të pakthyeshme”, thotë Ruth Townend nga organizata ‘Chatham House’ me bazë në Londër.
Me trajektoren aktuale, Kombet e Bashkuara thonë se bota po shkon drejt një rritjeje mesatare globale të temperaturave prej rreth 3 gradë Celsius, deri në fund të këtij shekulli. Kjo mund të shkaktojë në periudha më të gjata nxjehtësie, thatësira më të thella, stuhi më të forta dhe probleme të tjera.
“Çlirimet vjetore të gazeve serrë janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar ato u rritën me 1,3%”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.
Të hënën nis takimi dyjavor i nivelit të lartë mbi mjedisin ‘COP29’ në Baku të Azerbajxhanit.
Një pjesë kyçe e takimit të këtij viti është se si vendet më të pasura të ndihmojnë financiarisht vendet më të varfra për të reduktuar çlirimin e gazeve dhe për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike.
“Pa një vendim mbi ndihmat financiare, gjithçka do të dështojë ”, thotë Ruth Townend nga “Chatham House”.
Azerbajxhani është një prodhues i madh i naftës dhe gazit, lëndë djegëse fosile që ndikojnë mbi ndryshimet klimatike.
“Azerbajxhani është gjithashtu një vend që rrezikohet nga ndryshimet klimatike. Vendi siguron nga 50 deri në 70% të ujit të pijshëm nga jashtë kufijve të tij. Pra është me të vërtetë në një pozitë të vështirë. Kështuqë është në interesin e tij që të përpiqet për fonde për të ndihmuar vendet në zhvillim siç është vetë, për të gjetur një rrugë për të ecur para”, thotë zonja Townend.
Pak para mbajtjes së takimit në Baku, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Ka mundësi që ai sërish të largojë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit që përcakton objektivat mbi ndryshimet klimatike. Ekziston gjithashtu frika e një lufte tregtare me Kinën.
“Nuk ka gjasa që ne të shkojmë drejt një bote që është më e qëndrueshme. Pra, ne duhet të mësojmë se si të menaxhojmë situatën në këto kushte paqëndrueshmërie gjeopolitike, të cilat vetëm sa do të rriten në të ardhmen”, thotë zonja Townend.
Nga zjarret në Kaliforni te përmbytjet vdekjeprurëse në Valencia të Spanjës, shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po shkakton mot ekstrem dhe pa veprime urgjente, ka të ngjarë që situata të përkeqësohet shumë./VOA
ngrohja globale samiti per klimen cop29
Bota
10 Nëntor 2024, 17:16
r.ll
foto ilustruese
LETONI- Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të larguar nga vendi i tyre janë vendosur në shtetet balt...
Bota
10 Nëntor 2024, 17:04
r.ll
jay claton
SHBA- Jay Clayton, i cili shërbeu si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim gjatë administratës s&e...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Bitcoin ka kaluar për herë të parë kufirin e 80,000 dollarëve pas zgjedhjes së Donald Trump president t...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:53
ZH.LL
Protesta
AMSTERDAM- Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:39
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump do të jetë një nga dy presidentët e vetëm që do të shërbejë dy mandate jo t&eu...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:03
ZH.LL
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-s&eum...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:52
ZH.LL
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
LONDËR- Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg në Londër, ku ka mbetur i vdekur një person e...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:38
r.ll
pamje e avionit
ROMË- Motori i djathtë i një Boeing 787-9 Dreamliner të linjës ajrore kineze Hainan Airlines s...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:23
r.ll
dmitry peskov
RUSI- Kremlini thotë se sheh "sinjale pozitive" nga qëndrimi i Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë, megjithëse ...