Bota

Netanyahu thotë se ka folur me Trump tre herë gjatë ditëve të fundit: Qëndrim i përbashkët për Iranin

“Këto ishin biseda të mira dhe shumë të rëndësishme”, tha Netanyahu në një deklaratë.

10 Nëntor 2024, 16:03 Nga ZH.LL
Netanyahu thotë se ka folur me Trump tre herë gjatë ditëve
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, tre herë gjatë ditëve të fundit, me qëllim që të forcojë aleancën e fortë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

“Këto ishin biseda të mira dhe shumë të rëndësishme”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Ai theksoi se ai dhe presidenti i ardhshëm Trump ishin në një linjë me rreziqet e paraqitura nga Irani.

“Ne e shohim sy më sy kërcënimin iranian në të gjithë komponentët e tij dhe rrezikun që vjen prej tij. Ne gjithashtu shohim mundësitë e mëdha përpara Izraelit, në fushën e paqes dhe zgjerimit të saj dhe në fusha të tjera”. 

Netanyahu e quajti Trumpin "mikun më të mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë" dhe ai ishte gjithashtu një nga liderët e parë kombëtarë që uroi presidentin e ri të zgjedhur.

benjamin netanyahu donald trump

Sondazh

Poll