10 Nëntor 2024, 17:16
Nga r.ll
foto ilustruese
LETONI- Që nga fillimi i agresionit rus, mbi 160,000 ukrainas të larguar nga vendi i tyre janë vendosur në shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vladislavs Andrejevs, njofton nga Riga e Letonisë se mes 50 mijë refugjatëve që mbërritën në këtë vend, kishte edhe shumë mjekë të cilët janë punësuar në sistemin shëndetësor të vendit mikpritës.
Kjo është një nga klinikat e qendrës mjekësore të kryeqytetit Riga ku punojnë katër mjek nga Ukraina. Ata u larguan nga lufta dhe arritën të punësohen në profesionin e tyre në Letoni.
Mjekja Irina Nikolaeva ka lindur në Letoni, por familja e saj u shpërngul në Ukrainë në vitet 1990. Vëllai i saj i madh qëndroi në Letoni. Fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës e detyroi mjeken Nikolaeva që të largohej nga Odesa dhe të vendosej në kryeqytetin Riga.
“Çdo ditë mendoja se konflikti do të përfundonte së shpejti dhe do të kthehesha në shtëpi. Por kjo nuk ndodhi dhe vendosa të jetoj jetën time”.
Si mjeke specialiste për sëmundjet e fytit dhe veshëve ajo pati shansin të gjente punë. Por asaj iu desh të konfirmonte diplomën dhe licencën mjekësore ukrainase, çka zgjati disa muaj, dhe të fillonte të mësonte letonisht.
Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Albina Kovalskaya e cila drejton Qendrën Mjekësore Bolderaja, ku punon mjekja Nikolaeva.
“Qendra jonë u hapi dyert mjekëve ukrainas. Unë mendoj se ata janë mjaft të mirë. Kuptohet që druheshim. Këtu shkolla mjekësore është ndryshe, qasja është ndryshe, por ata vërtet treguan se ishin specialistë të përgatitur”.
Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë strehuar mbi 160,000 refugjatë ukrainas. Rreth 50 mijë prej tyre u vendosën në Letoni dhe një e pesta e tyre kanë arritur të gjejnë një punë në zyrë.
“Është një vend tjetër dhe gjithçka është ndryshe këtu. Fillimisht më kapi ankthi, por pasi fillova punën u zhduk. Pacientët këtu kanë të njëjtat probleme si në Ukrainë”.
Mjeku specialist për sytë, Dmitry Chigrinov, thotë se për të ishte e lehtë gjetja e punës. Vendlindja e tij në Ukrainë u shkatërrua nga lufta, thotë ai, ndaj vendimi për t’u vendosur në Letoni ishte i lehtë.
“Pas muajit të parë të përshtatjes me vendin, gjërat bëhen më të lehta, më të mira. Po mësoj letonisht dhe po përpiqem të përmirësoj të kuptuarit e gjuhës. Infermieret më kanë ndihmuar shumë”.
Nadezhda Shupik nga Mariupoli ishte studente kur Rusia filloi agresionin. Por pas gjashtë vitesh në Institutin Kombëtar të Mjekësisë në Kiev dhe tre vitesh praktikë, ajo është mjeke për gratë në Letoni.
“Prindërit, familja ime dhe miqtë janë ende në Ukrainë dhe flas çdo ditë me ta. Vëmendjen e kam të përqendruar në punë por nuk mund të harroj vendin dhe shtëpinë time”.
Letonia ka krijuar një zyrë të posaçme për të ndihmuar ukrainasit e larguar nga lufta. Të gjithë refugjatët gëzojnë të drejtë për qëndrim të përkohshëm në vend./VOA
lufta ne ukraine letoni
Bota
10 Nëntor 2024, 17:04
r.ll
jay claton
SHBA- Jay Clayton, i cili shërbeu si kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim gjatë administratës s&e...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:56
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Bitcoin ka kaluar për herë të parë kufirin e 80,000 dollarëve pas zgjedhjes së Donald Trump president t...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:53
ZH.LL
Protesta
AMSTERDAM- Policia në Amsterdam e ka ndërprerë një protestë propalestineze të dielën, pasi një gjykatë...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:39
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump do të jetë një nga dy presidentët e vetëm që do të shërbejë dy mandate jo t&eu...
Bota
10 Nëntor 2024, 16:03
ZH.LL
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ai ka folur me presidentin e zgjedhur të SHBA-s&eum...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:52
ZH.LL
Foto ilustruese
TURQI- Autoritetet turke i kanë dëbuar 325 emigrantë afganë në dy ditët e fundit, njoftoi të dielën...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:44
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
LONDËR- Një sulm me thikë ka ndodhur në një treg në Londër, ku ka mbetur i vdekur një person e...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:38
r.ll
pamje e avionit
ROMË- Motori i djathtë i një Boeing 787-9 Dreamliner të linjës ajrore kineze Hainan Airlines s...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:23
r.ll
dmitry peskov
RUSI- Kremlini thotë se sheh "sinjale pozitive" nga qëndrimi i Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë, megjithëse ...
Bota
10 Nëntor 2024, 15:11
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Dëmet dhe humbjet e ushtrisë ruse nga ukrainasit brenda territoreve të saj, në zonën më t&eum...