Politike

Berisha: Përshëndes Ilir Metën dhe Ervin Salianjin për qëndresën e pamposhtur në qelitë e narkoregjimit

Gjithashtu, Berisha vlerësoi edhe deputetin Ervin Salianji për guximin e tij dhe qëndrimin e fortë në burgjet e regjimit, duke shprehur bindjen se së shpejti ata që kanë keqpërdorur pushtetin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

9 Nëntor 2024, 19:24 Nga I.A
Berisha: Përshëndes Ilir Metën dhe Ervin Salianjin për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’ përshëndeti mbështetësit e fjalës së lirë dhe kauzës së drejtë në Shqipëri, duke i quajtur guximtarë që sfidojnë regjimin. Berisha vlerësoi kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për qëndresën e tij të palëkundur kundër regjimit. Gjithashtu, Berisha vlerësoi edhe deputetin Ervin Salianji për guximin e tij dhe qëndrimin e fortë në burgjet e regjimit, duke shprehur bindjen se së shpejti ata që kanë keqpërdorur pushtetin do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju guximtarëve dhe guximtareve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të kombit shqiptar, kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin të vërtetat e censuruara nga mediat e narkoqeverisë tek qytetarët shqiptarë. Përshëndes në emër tuaj, të demokratëve në mbarë vendin, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta për qëndresën e tij të pamposhtur në qelitë e narkoregjimit. Përshëndes nënkryetarin e grupit parlamentar të PD, deputetin guximtar Ervin Salianji që qëndron si luan në burgjet e regjimit dhe që e garantoj se nuk është e largët dita kur vendin e tij ta zënë kriminelët e pushtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll