Bota

VIDEO/ Avioni i Boeing bën ulje të detyruar në Romë, një nga motorët i shpërthen në flakë

Avioni, i cili ishte nisur për në qytetin kinez Shenzhen dhe kishte 249 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit në bord, u kthye në Fiumicino dhe u ul i sigurt pasi hodhi karburantin në det.

10 Nëntor 2024, 15:38 Nga r.ll
VIDEO/ Avioni i Boeing bën ulje të detyruar në Romë,
pamje e avionit

ROMË- Motori i djathtë i një Boeing 787-9 Dreamliner të linjës ajrore kineze Hainan Airlines shpërtheu në flakë pak pas ngritjes nga aeroporti Fiumicino i Romës këtë mëngjes, tha një zyrtar i aeroportit italian dhe roja bregdetare italiane.

Avioni, i cili ishte nisur për në qytetin kinez Shenzhen dhe kishte 249 pasagjerë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit në bord, u kthye në Fiumicino dhe u ul i sigurt pasi hodhi karburantin në det.

Në një deklaratë, roja bregdetare thotë se zjarri i motorit u shkaktua me sa duket nga një zog që hyri në të, një dukuri shumë e zakonshme që përbën një kërcënim serioz për sigurinë e avionëve.

avion i boeing 787-9 dreamliner

Sondazh

Poll