Aksident i dyfishtë në Itali/ Humb jetën 28-vjeçari, plagosen tre të tjerë, mes tyre edhe një shqiptar
Aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Loreggia në Itali. Fat...
Sipas njoftimit të bluve, të dy të arrestuarit, M. T., 38-vjeç dhe L. Xh., 33-vjeç, kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe ka vënë në pranga 2 persona, të cilët dyshohen se kanë vjedhur biçikleta në lagje të ndryshme.
Sipas njoftimit të bluve, të dy të arrestuarit, M. T., 38-vjeç dhe L. Xh., 33-vjeç, kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
"Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas administrimit të kallëzimeve nga qytetarët, për vjedhjen e biçikletave, në lagje të ndryshme, është organizuar puna dhe është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, shtetasve:
- M. T., 38 vjeç dhe L. Xh., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, janë autorë të vjedhjeve të 3 biçikletave, konkretisht;
-më datë 07.11.2024, në lagjen "28 Nëntori", kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit S. T., 42 vjeç;
-më datë 06.11.2024, në lagjen "Dyli Haxhire", dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases F. P., 38 vjeçe;
-më datë 05.11.2024, në lagjen "Kongresi", dyshohet se kanë vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E. K., 58 vjeç.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore dhe të disa rasteve të vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga këta dy shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim." ka njoftuar policia.
Aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Loreggia në Itali. Fat...
Leonard Luzi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg Leonard Luzin. Ky i fundit u eks...
Drejtoria e Policisë së Shtetit TIRANË- Faza e parë e konkursit në Policinë e Shtetit është mbyllur të premten...
Foto ilustruese TIRANË- Policia Rrugore ka publikuar shifrat lidhur me kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin ndaj drejtuesve ...
Ilia Çami KORÇË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Ilia Çami i cili plagosi i...
Foto ilustruese ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në Itali. Mësohet se shqiptari është...
Foto ilustruese ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij erd...
Pamje nga vendi i ngjarjes SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistruar në banesën ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Foto ilustruese TIRANË- Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga ...