Aktualitet

I hodhën lëndë plasëse në derën e banesës, në muajin gusht iu vendos eksploziv edhe te agjensia funerale (EMRI)

Ndërkohë është identifikuar edhe personi të cilit i hodhën lëndë plasëse në derën e banesës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Ardian Fierzës.

10 Nëntor 2024, 08:19 Nga N.F
I hodhën lëndë plasëse në derën e banesës,
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistruar në banesën e një personi në Shkodër, mëngjesin e sotëm. Policia bëri me dije se lënda plasëse është hedhur në derën e një banesë në lagjen "Tre Heronjtë".

Ndërkohë është identifikuar edhe personi të cilit i hodhën lëndë plasëse në derën e banesës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Ardian Fierzës. Gjithashtu bëhet me dije se atij në gusht iu vendos eksploziv te agjensia funerale. Shpërthimi nuk shkaktoi viktima por vetëm dëme materiale.

 

shperthim me triotol ne shkoder

Sondazh

Poll