Aktualitet

Po lëvizte në mënyrë të dyshimtë, 25-vjeçari shqiptar kapet me kokainë Itali, vihet në pranga

Mësohet se arrestimi i tij erdhi pasi atij iu gjet një sasi kokaine. Më tej bëhet me dije se policia ka vënë re 25-vjeçarin teksa ecte në një park në mënyrë të dyshimtë.

10 Nëntor 2024, 09:47 Nga N.F
Po lëvizte në mënyrë të dyshimtë,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij erdhi pasi atij iu gjet një sasi kokaine. Më tej bëhet me dije se policia ka vënë re 25-vjeçarin teksa ecte në një park në mënyrë të dyshimtë.

Më pas policia e ndaloi të riun dhe nga kontrolli i gjetën 558 gramë kokainë dhe 100 euro cash. Gjatë kohës kur policia po iu afrua shqiptarit, ai ka reaguar me nervozizëm he kjo ka sjellë që ata të kryejnë kontrollin. Më tej mësohet se policia ka sekuestruar lëndën narkotike, e cila dyshohet se kishte për qëllim furnizimin e tregut të shpërndarjes së drogës në Luginën e Epërme të Tiberit të Toskanës dhe Umbria.

arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll