Aktualitet

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja, Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Luzin, organizoi vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës

47-vjeçari akuzohet se më datë 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.

10 Nëntor 2024, 11:38 Nga N.F
U ekstradua një ditë më parë nga Spanja, Gjykata e
Leonard Luzi

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg Leonard Luzin. Ky i fundit u ekstradua ditën e djeshme nga Spanja pasi akuzohet nga GJKKO se organizoi vrasjen e 2 personave në Vlorë. 47-vjeçari akuzohet se më datë 8 gusht 2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.


6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla. Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga edhe Muharem Koroveshi. Ndërkohë, në kërkim rezulton ende Erio Zejno. Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

Njoftimi i plotë:

U ekstradua një ditë më parë nga Spanja, Gjykata e Posaçme vendos vazhdimin e masës “arrest në burg” për Leonard Luzin. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal, në zbatim të nenit
248 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Leonard Luzi”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 248, 228, 229, 230, dhe 245 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 136, datë 10.11.2024,
vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Leonard Luzi (alias Zejno, alias Sejno), me vendimin Nr. 11, datë 05.02.2024, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi, në Gjykatën e Posaçme të
Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gjykata e posacme leonard luzi

Sondazh

Poll