Aktualitet

Plagosi me thikë ish-partneren, Gjykata e Korçës le në qeli Ilir Çamin: Mandarina nuk më kthen lekët që më ka marrë!

Gjatë seancës Çami ka shprehur pendesë për plagosjen e ish-partneres dhe hodhi akuza ndaj Mandarina Çelas se ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

10 Nëntor 2024, 10:16 Nga N.F

 

Plagosi me thikë ish-partneren, Gjykata e Korçës le në
Ilia Çami

 

KORÇË- Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Ilia Çami i cili plagosi ish-partneren e tij. Gjatë seancës Çami ka shprehur pendesë për plagosjen e ish-partneres dhe hodhi akuza ndaj Mandarina Çelas se ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit që solli plagosjen ka qenë se Mandarina nuk i kthen lekët që i ka marrë. Ai gjithashtu ka shtuar se është ende i dashuruar me Çelën. Plagosja ndodhi mëngjesin e 6 nëntorit ku 46-vjeçarja Manderina Çela teksa po lëvizte në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës i ka thënë Çamit që të mos e përndjekë më. Kjo ka sjellë që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës.

ilia Çami

Sondazh

Poll