Sport

Dortmundi bie KO! Shpërthen trajneri Shahin kundër Emre Can-it: "E kuqja? Nuk duhet të hynte ashtu, ai e di këtë"...

Emre Can, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 27-të për një faull të rëndë ndaj Jae-Sung Lee, një moment që pa dyshim rezultoi vendimtar në rezultatin e ndeshjes

10 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

Dortmundi bie KO! Shpërthen trajneri Shahin kundër Emre Can-it:

GJERMANI - Rinis vorbulla negative e Borussia Dortmundit. Pas dy fitoreve shumë të rëndësishme mes Leipzig-ut në kampionat dhe Sturm Graz në Champions League, verdhezinjtë u detyruan të dorëzoheshin të shtunën te Mainz…

3-1, një rezultat shumë i ashpër për verdhezinjtë e Nuri Sahin. Këtë e pranon edhe trajneri i BVB-së, i cili shprehu fjalë kritike ndaj një lojtari në veçanti, Emre Can, pas kartonit të kuq:

"Ne hymë mirë në lojë, por pastaj morëm kartonin e kuq dhe pas tij u bë jashtëzakonisht e vështirë. Emre nuk duhej të ndërhynte ashtu, dhe ai e di këtë”, deklaroi trajneri gjerman për Kicker.

Episodi… Kapiteni i Borussia Dortmundit dhe ish-mesfushori i Juventusit, Emre Can, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 27-të për një faull të rëndë ndaj Jae-Sung Lee, një moment që pa dyshim rezultoi vendimtar në rezultatin e ndeshjes. Për 30-vjeçarin, ishte një tjetër gabim i madh këtë sezon, pas një breshëri kritikash të drejtuara ndaj tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll